Advertisement
Vetëm njëri prej anëtarëve të familjes Lala, ia doli të nxirrej i gjallë, dhe ai ishte 17-vjeçari Ramë Lala.
Mediat shqiptare raportojnë se ka ndërruar jetë edhe një tjetër anëtar i familjes Lala, dhe bëhet fjalë për Fiqerete Lalën.
Ajo ka ndërruar jetë në drekën e varrimit të 8 anëtarëve të familjes së saj, pasi nuk e ka përballuar dot dhimbjen e madhe.
Sahajdetja, Amelia, Griselda, Dionisi, Dionisa, Emilio, Marjeta dhe Ilir Lala, ishin 8 anëtarët që mbetën viktimë e tërmetit.
Me vdekjen e Lalës shkon në 52 numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballësh që ka goditur Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Po ashtu, nga ky tërmet janë lënduar qindra persona dhe janë evakuuar mijëra nga shtëpitë e tyre.
PostAdss