1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Rama sërish thirrje Bashës: Populli ka nevojë të shohë një bashkim, politika duhet të bëjë mrekullira

Kreu i qeverisë ka përsëritur edhe njëherë thirrje për kreun e opozitës Lulzim Basha. Ai tha se kjo është një nevojë për qytetarët shqiptarët të cilët duhet të keni para syve shembullin e një bashkëpunimi mes palëve, e cila nuk ka pse të cilësohet si propagandë.

“Më mundon pak mungesa e një elementi. Skepticizmi i opozitës për t;u përfshirë në këtë proces dhe për të pasur përfaqësuesit e vet. Nuk e kuptoj dot refuzimin që forcat politike të ulen në një tryezë. Duhet të reflektohet për këtë. Kjo nuk është politikë. Sepse politika në fakt ka lindur që njerëzit të adresojnë sfida dhe të zgjidhin probleme që nuk zgjidhen kur janë vetëm. Politika duhet të bëjë mrekullira. nuk e e kuptoj dot që të ulet në tryezë përfaqësia e këtij vendi, qenka propagandë. Nuk dua të bëj asnjë polemikë por edhe njëherë tjetër i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës të mos ia kursejnë popullit shqiptar këtë nevojë. Është nevoja e njerëzve të shikojnë këtu bashkim, që në këto ditë të zeza ata që nuk e shohin dot njeri tjetrin në sy të bëjnë një hap prej asaj që ka ndodhur. Unë e kam parë me kënaqësi dhe respekt një mesazh të tij që bënte thirrje për bashkim, sepse tingëllojnë si hipokrizi  ku nuk ka vepra, po ky nuk është rasti sepse besoj se mesazhi ka qenë i ndjerë”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img