0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Cakaj është hija ime

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ambasadorët e huaj në Tiranë për t’i falenderuar për ndihmën e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin.

Duke shprehur falenderime të veçanta për kondributin e dhënë, Rama i bëri apel disa shteteve që të ndihmojnë Shqipërinë në këto momente dhe t’i tregojnë shqiptarëve që nuk janë vetëm.

Prej disa ditësh Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar komunikime tejet intensive telefonike me homologët e tij të vendeve të BE- së, lidhur me situatën pas tërmetit në Shqipëri dhe veprimet e përbashkëta në funksion të rikthimit të normalitetit të plotë në vend, në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, pas goditjes së rëndë të tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë këtyre telefonatave, Cakaj mori mbështetjen për rindërtimin e plotë të hapësirave të prekura nga tërmeti dhe kujdesin e plotë ndaj të dëmtuarve prej tij.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehu mirënjohjen e tij për punën e pamatshme të Cakaj në këto momente që Shqipëria po kalon duke u shprehur: “Ndjesë nëse harroj pa përmendur dikë, e pa i falënderuar për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë. Por kam në krahun tim këtu, “Hijen time”, që bën punën time dhe që në këto momente të vështira që po kalojmë ai nuk harron asnjë. Është një shqiptar i fortë dhe kokëfortë i Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img