Në kanalin zyrtar të PINT në YouTube është publikuar kënga “Filmi i fundit” që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet MC Kresha, Singullar dhe Lyrical Son.
Strike Beatz dhe K-Master qëndrojnë prapa kësaj kënge duke qenë realizuar të saj, ndërsa Pressplay është kujdesur për ‘beat-in’.
Siç ndodh rëndom për ta shkruar tekstin, gjegjësisht për pjesët e tyre janë kujdesur tre reperët protagonistë në këtë projekt.
Incizimi është bërë nga K-Master (Pint Studio), derisa Pressplay e ka bërë edhe miksimin dhe masterizimin.
Kënga ka ardhur vetëm në versionin audio dhe pritet të pëlqehet nga fansat e shumtë të PINT.