2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Cakaj bisedon me të gjithë Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së lidhur me situatën në Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se gjatë ditës së sotshme ka biseduar me të gjithë Ministrat e Jashtëm të BE-së për gjendjen momentale në Shqipëri.

Cakaj tha se Shqipëria do të bëhet më e fuqishme se kurrë më parë.

Postimi i plotë i Gent Cakajt:

Sot zhvilluam një komunikim të hollësishëm telefonik me të gjithë Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me situatën pas tërmetit në Shqipëri dhe veprimet e përbashkëta në funksion të rikthimit të normalitetit të plotë në vend ????????????????!

Natyrisht, shprehëm një falënderim të posaçëm për mbështetjen e tyre të pakursyer në këto momente të vështira për Shqipërinë. Po ashtu, morëm konfirmimin për vazhdimin e mbështetjes për rindërtimin e plotë të hapësirave të prekura nga tërmeti dhe kujdesin e plotë ndaj të dëmtuarve prej tij ????!

Shqipëria do të bëhet më e fuqishme se kurrë më parë!

Mirënjohje e skajshme për miqtë e partnerët e Shqipërisë për solidaritetin e tyre të pashembullt në këtë kohë të rëndë që do ta kalojmë me unitet të brendshëm e kurajo të pamatshme ????!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img