11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Erion Veliaj: Tirana nesër ditë zie, por me dashuri dhe kurajo do të ringrihemi sërish

Shqipëria u godit sot nga një tërmet i fuqishëm, deri 23 është numri i viktimave deri më tani, ndërsa mbi 600 kanë mbetur të lënduar.

Nëntori, që njihet si muaji i festave për shqiptarët, është kthyer në tragjedi.

Nesër, Tirana dhe Prishtina ka shpallur ditë zie, ndërsa janë anuluar të gjitha aktivitetet që ishin paraparë të mbaheshin në nder të 28 Nëntorit.

Kryebashkiaku i Tiranës, përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë, se mërkura është ditë zie, flamujt në kreyqendrën shqiptare do të jenë në gjysmë-shtizë, ndërsa festimet e Natës së Bardhë do të anulohen, përcjellë Indeksonline.

Veliaj ka bërë thirrje edhe për të ndihmuar me batanije, veshje dhe ushqime.

“Kush mund të kontribuojë me batanije, veshje dhe ushqime, t’i sjellë nesër tek tenda e ndihmave përpara Bashkia Tiranë”, ka shkruar ai.

Ai madje ka dhënë edhe një mesazh duke thënë se “Me dashuri e kurajo, do të ringrihemi sërish”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img