-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Skenderaj, 1100 familje në skema sociale

Në Komunën e Skenderajt janë mbi 1100 familje që ndodhen në skemat sociale, por ka edhe shumë familje të tjera, të cilat jetojnë në skamje, e që janë larguar nga skemat, për shkak se në ATK janë gjetur të dhëna se disa nga anëtarët e këtyre familjeve kanë burime të tjera financiare
Duket si shtëpi, por në të vërtetë është një kasolle, në të cilën jeton krejtësisht e vetmuar. Në derën e shtëpisë së ndërtuar larg shtëpive të fshatit, me kontributin e banorëve të Tërnavcit, rrallëkush troket, përveç kur dikujt i bie në mend që ta ndihmojë për ndonjë gjë, shkruan Zëri.
Hyra Tahiri, 78 vjeçe nga Tërnavci i Skenderajt, po priste që dikush t’ia hapte derën për t’i ndihmuar. Ajo thotë se njerëzit e vullnetit të mirë asaj i kanë dalë në ndihmë në vazhdimësi sidomos para festeve.

“Prej se u kry lufta familja e Ibrahim Abdullahut nga Vranidolli i komunës së Prishtinës na bien krejt çka duhet për Bajram, me miell, mish, oriz, sheqer, kafe, krejt çka shkon për Bajram. Po vallahi mos me kanë këta unë as natën e Bajramit nuk kisha pas me çka me e nda”, thotë Hyra, derisa pranonte pakon me ndihma nga njëri prej djemve të Ibrahimit, Bestrimi, i cili ka thënë se ka sjellë në Drenicë ndihma për Kurban Bajram për 20 familje të varfra të komunës së Skenderajt, si dhe mish kurbani për 60 familje të tjera të kësaj kategorie.
Kështu siç jeton Hyra, ka edhe shumë familje të tjera në fshatrat e komunës së Skenderajt, e madje edhe në qytetin e Skenderajt. Kurban Bajrami i sivjetmë, në fakt ka nxjerrë në dritë shumë familje në Drenicë, të cilat jetojnë në varfëri ekstreme dhe vetëm presin dorën e bamirësve. Për të varfrit, fukarallëku nuk zhduket e as nuk zbutet me ndihma të njerëzve bamirës, pa një strategji të punësimit të nga një anëtari të secilës familje që jeton në skamje. /Zëri

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img