2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kamishi paralajmëron protesta kundër vendimit të VV dhe LDK-së

Haxhiu tha se përpjekja e LDK dhe VV-së për të zhvendosur lokacionin e stadiumit kombëtar është shpërfaqje e mospajtimeve që kanë me njëra-tjetrën.

Ai i quajti jugonostalgjike përpjekjet e dy partive për të izoluar Drenicën.

Madje zyrtari i PDK-së theksoi se tendenca për zhvendosjen e ndërtimit të stadiumit kombëtar të Kosovës do të shkaktojë protesta kundër vendimit të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Postimi i plotë:

Debati për stadiumin nacional, është përpjekje për ta zhvendos vëmendjen nga problemi i mospajtimit që e kanë në ndarje të kulaçit LDK dhe LVV.

Vullnetin e tyre për ta ndihmuar sportin e pamë për 20 vite qeverisje të LDK-së dhe LVV-së, në Prishtinë, të cilët nuk ishin në gjendje t’i sigurojnë as 10 ari tokë në kryeqytet për selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, e lëre më 25 hektarë tokë për stadiumin nacional. Pikërisht zvarritja dhe bishtnimi që i bënin ndërtimit të një stadiumi të tillë detyronte futbollistët tanë ti zhvillonin lojërat në Shkodër e ne si sportdashës shkonim poashtu ti percillnim vazhdimisht atje, e për çudi tani po i pengon lokacioni që është në mes të Kosovës, 15.4 km nga qendra e Prishtinës, në dalje të Sllatinës, përball Parkut Industrial e që i bie në fshatinë Korretice, adminstrativisht në komunën e Drenasit, apo trevën e Drenicës, e që si duket kjo po i pengon jugo-nostaligjikët tek te cilët ende vazhdon te jetë prezente ndjenja diferencuese ndaj këtij regjioni Drenicës heroike.
Qytetarët dhanë shembullin më të mirë kundër racizmit në lojën që patëm me Anglinë, por kjo nuk vlenë edhe për LDK dhe LVV, sepse urrejtja patologjike për Drenicën, nga frika se po bëhet përfituese e ndonjë fondi që do ta zhvillonte atë ua ka verbuar sytë.
Prishtina e ka stadiumin ‘Fadil Vokrri”.
Stadiumi nacional i Kosovës iu përket të gjithëve dhe lokacioni tani më i përzgjedhur në Korreticë është mu në mes të Kosovës, afër aeroporti, afër autorrugëve, i qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës edhe për ata që vijnë nga diaspora për ta mbështetur ekipin tonë. Vendimmarrja për të ndërtuar stadiumin nacional në Korreticë tani me është punë e kryer, pasi është kryer studimi i fizibilitetit, ēshtë projekti i përfunduar, është marrë vendimi për pronën publike që ajo të jetë në shërbim të ndërtimit të stadiumit nacional, pra ekziston infrastruktura përcjellëse e nevojëshme për ndërtim.
Nxitja e debateve për këtë cështje vë në pah shpërfaqjen e jugo-nostaligjekëve që ende pa e marrë pushtetin, pa i ndarë detyrat e prioritetet që ua kanë premtuar qytetarëve, u sulën në aksion për diferencim të çdo gjëje drenicase dhe izlouese ndaj Drenicës.
Të nderuar,para se të vendosej për lokacionin është shikuar në të gjitha aspektet cështja e ndërtimit të stadiumit. Ambienti në Bernicë doli të ishte 3 herë me I ndotur se me parametrat e lejuar; erërat e forta janë prezente 74 % gjatë periudhës së vitit; toka në shumicë është pronë shoqërore (jo publike) me konteste të shumta pronesore dhe gjyqësore; pjesa tjetër e tokës është private e blerë nga AKP-ja me çmim shumë të ulët. Pretënduesit për ta zhvendos stadiumin në Bërnicë kanë prapavijë tjetër, atë të shpronësimit të pronave për interesat e atyre që e kanë privatizuar me çmim shumë të lirë, ndërsa në emër të projektit, këtë shpronësim ta shpronësonin me cmim shumë më të shtrenjtë. Vetëm shpronësimi në Bërnicë do të marrë së paku 2 deri në 3 vite e për të cilën kohë stadiumi veq do të ishte i përfunduar në Korreticë.
Kështu që, si sportdashës po i bëj thirrje kush do që do ta udhëheqë MKRS-në që ta ketë në prioritet këtë qështje pasi e ka për obligim me zhvillu projketin aktual, përndryshe në tenativë me ndryshu lokacionin aktual, pas zhvillimit të procesit të studimit të fizibilitetit dhe përfundimit të projektit detal do të bëjë shkelje ligjore dhe do të përballet me pasojat.
Tentativa me zhvendos Stadiumin Nacional do të shkaktoj protesta te qytetarët dhe për pasojë do të ketë prolongim të projektit.
Ky ndoshta është edhe qëllimi I tyre.
Pavarësisht ku do të luajnë djelmoshat tanë, do t’i mbështesim dhe gjithmonë do të jemi krenar me lojën fantastike që po e bëjnë në fushë me ekipet ndërkombëtare. Zhurmuesit e këtij debati të kotë le të mirren fillimisht me krijimin e qeverisë e pastaj kanë kohë për mi realizu planet djallëzore e diferencuese ndaj Drenicës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img