2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në QNR, njoftohen për procesin e rinumërimit

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka ftuar sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.

Të pranishëm ishin Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott si dhe Ambasada e Italisë dhe Zyra Ndërlidhëse Greke.

Me këtë rast, Daka u tregoi atyre aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si dhe shpjegoi procedurat në QNR.

“Daka i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesit ndërkombëtar që Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke implementuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe është duke rinumëruar më shumë se 1400 vendvotime”, thuhet në njoftimin për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img