1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti reagon pas largimit të muralit te rrethi i Fushë Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas largimit të muralit te rrethi i Fushë Kosovës.

Ahmeti përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka kërkuar ndihmë për të identifikuar kompaninë që ka mbuluar muralin.

Ai në shkrimin e bërë ka thënë se murale të tilla po i shtojnë çdo vit dhe ato po zbukurojnë qytetin çdo vit, duke shtuar së për këtë po ndihmojnë artistë nga gjithë bota.

I pari i Prishtinës ka thënë se ky akt i shëmtuar duhet të dënohet.

“Na ndihmoni që ta kuptojmë e që të ndërmarrim masa. Kjo na ka ndodh edhe në rrugën B por reagimi qytetar ka zbraps çdo kompani/qytetar që ka tentu me ndërmarr vendime të tilla të turpshme”, ka shkruar Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159104324077166

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img