1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Audi tregon për herë të parë dukjen e e-tron Sportback, konfirmon datën e prezantimit të RS Q8

Tani LA Auto Show që është shumë afër, Audi ka bërë të ditur se do t’i sjellë dy makina të reja

Në këtë aktivitet të rëndësishëm të automobilizmit, që fillon nga 22 nëntori, Audi do të prezantojë dy modele, ndërsa për herë të parë, ka treguar pjesët e njërit prej tyre, transmeton Telegrafi.

Me shtresa të mëdha kamuflazhi është shfaqur e-tron Sportback, që për herë të parë është parë në Shangai Motor Show, dy vite më herët.

Kjo makinë do t’i ketë 400 kuaj fuqi, të cilët i mundësojnë që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë të zë për 5.5 sekonda.

Së bashku me këto fotografi, Audi ka konfirmuar edhe datën e prezantimit të modelit RS Q8, që do të shfaqet në po të njëjtin aktivitet.

Brenda kësaj makine, pritet të jetë motori i njëjtë sikur te Audi RS6 Avant, që prodhon 592 kuaj fuqi, duke mundësuar vozitje shumë të mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img