Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ta kuar në Bruksel një numër të bashkatdhetarëve, ku ka theksuar se do të ketë lehtësim të votimit për ta dhe krijimin e mundësimin e kushteve për investime në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur LVV, përmes një njoftimi.
“Mbrëmë, në Bruksel, një numër i madh bashkatdhetarësh pritën Kryetarin e Lëvizjes dhe Kryeministrin e ardhshëm, Albin Kurti. Të pranishëm në tubimin ishin dhe aktivistja Teuta Fazliu, Kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Belgjikë, Bujar Krasniqi dhe Kryetari i Pikës sonë në Anvers, Ilir Morina”, thuhet në njoftim
Sipas njoftimit, Kurti ri-potencoi edhe një herë zotimet për mërgatën të cilat do të realizohen nga qeverisja e ardhshme.
“Nga lehtësimi i votimit e deri te krijimi dhe mundësimi i kushteve për investime të bashkatdhetarëve në vendlindje ishin vetëm disa temat e diskutuara.”
Po ashtu Albin Kurti, sot, së bashku me delegacionin vizituan edhe njërën nga shkollat shqipe në Bruksel.