1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img
Home Lajme Meta thërret Fondacionin Soros në takim për të diskutuar për Kushtetuesen

Meta thërret Fondacionin Soros në takim për të diskutuar për Kushtetuesen

71
Advertisement

Në një lëvizje surprizë, Kreu i Shtetit Ilir Meta ka ftuar për një takim gjatë javës së ardhshme edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros), si dhe përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar me reformën në drejtësi.

Advertisement

Në qendër të diskutimeve është situata e krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta duket se do të ketë agjendë të ngjeshur takimesh duke nisur nga e hëna pasi ai ka thirrur në një takim edhe opozitën politike.

Në ftesën drejtuar Bashës dhe për dijeni dhe të krerëve të partive të tjera pjesë e opozitës së bashkuar, Meta kërkonte që takimi të mbahej mundësisht para ditës së mërkurë, datë 20 nëntor.

Burimet bënë me dije gjithashtu se Meta pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për ti informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit.

Vlen të kujtojmë se Kreu i Shtetit ditën e hënë pritet të dorëzojë në prokurori dhe kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

PostAdssFotoja e reklamës