Vjosa Osmani zbulon për herë të parë postin që e dëshiron në “Qeverinë Kurti”

131
Advertisement

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për postin e saj që do ta zgjedhë pas formimit të qeverisë mes LDK’së dhe VV’së. Ajo ka thënë se do të zgjedhë në mes postit të kryeparlamentares dhe ministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Advertisement

Osmani ka thënë se do të jepte më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit ose si ministre e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Do të jepja më shumë kontribut si kryetare e Kuvendit ose në politikën e jashtme, megjithatë ende s’kemi diskutuar për këtë”, ka thënë Vjosa Osmani.

Kujtojmë se kandidati për kryeministër që edhe i fitoi zgjedhjet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i kishte propozuar Osmanit pikërisht postin e kryeparlamentares para zgjedhjeve. Por, LDK’ja vendosi të shkojë pa koalicion në zgjedhje.

Tutje, Osmani ka thënë se aktualisht primare është harmonizimi i programit dhe jo ndarja e posteve.

“Megjithatë, aktualisht primare është harmonizimi i programit mes partive dhe jo ndarja e posteve”, ka thënë Osmani në Opinion.

PostAdssFotoja e reklamës