0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Sot një vit Qeveria vendosi tarifën 100%, duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës!

Lideri i AAK-së Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka treguar se me vendosjen e taksës prej 100% ndaj mallrave serbe, Qeveria që ai udhëheq një vit më parë ka marrë njërin prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve”.

“Një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë, me vendosjen e tarifes prej 100% në mallërat e Serbisë, si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb. Me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Telegrafi.

“Vendosja e tarifes ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar poashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor. Në thelb, ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve. Kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës. RH”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img