1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Pagat me rritje në sektorin publik, në fund të muajit të ardhshëm

Në fund të muajit të ardhshëm pagat me rritje në sektorin publik do të dalin pa vonesë.

Këshilltari i ministrit së Financave në detyrë Bedri Hamza, Lulzim Rafuna tha për RTKlive se pagat me rritje të muajit dhjetor do të dalin 2-3 ditë para 31 dhjetorit, festës së Vitit të Ri. Sipas tij nuk do të ketë asnjë problem për paga.

“Pagat do të dalin siç kanë dalë gjithherë, nuk do të ketë asnjë vonesë. Zakonisht pagat kanë dal para festave të fund vitit, edhe këtë herë do të dalin 2-3 ditë më herët. Nuk do të ketë implikime buxhetore”, ka thënë Rafuna.

Sipas tij brenda 10 ditëve do të dihet saktë edhe për çdo gjë. “Brenda 10 ditëve do të dihet saktë shuma totale sa nevojitet, por nuk do të ketë probleme”, tha ai.

Për mundësinë që të mos miratohet buxheti i viti 2020, këshilltari në ministrin së Financave Lulzim Rafuna bëri me dije se deri në mars të viti 2020 do të mund të funksionojë çdo gjë.

“Nga muaji prill nuk do të mund të bëhet asnjë pagesa, a paga e asgjë tjetër, me përjashtim të borxhit të jashtëm”, tha ai.

Numri i punëtorëve që paguhen nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë dhe paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2018 ishte 573 euro. Kurse në sektorin privat, që llogaritet të ketë rreth 250 mijë punëtorë, 410 euro është paga mesatare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img