Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë plaçkitur një farmaci në kryeqytet.
Farmacistja e baranatores e ka rrëfyer ngjarjen për Klan Kosovën.
“Ka hy e ka marrë arkën komplet dhe ndoshta nuk iu kanë dukë të mjaftueshme paratë. Tha ‘a ka para të tjera’, bërtiti. Ndërsa tjetri ma ka mbajtë armën para fytyrës derisa më ka ulë në tokë”, tregon farmacistja.