Në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij, Komuna e Prishtinës sot në mënyrë simbolike do t’i ndalë të gjitha shërbimet me palë për pesë minuta, prej orës 14:00.
“Këto pesë minuta do të jenë minuta të shprehjes së respektit e kujtimit për kolegun tonë Astrit Dehari”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Gjithashtu, Komuna thotë se kjo le të shërbejë edhe si porosi se jeta në Republikën e Kosovës nuk mund të vazhdojë normalisht, pa u zbardhur në tërësi rasti Dehari.