1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Daka: Mund të ketë edhe rinumërim të përgjithshëm të votave

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka theksuar se certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të zgjasë.

Daka ka thënë për RTK, se kjo vonesë mund të ndodhë, për shkak të ankesave të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

“Nuk mund të jap parashikime, nuk mund të them fundi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Nëse ka ankesa mund të shkojë prapë në rinumërim. Mund të them që kjo forma e ankesave duhet të rregullohet si në vendet tjera sepse me të vërtetë kjo stërzgjatje është maltretim”, ka thënë ajo.

Daka ka theksuar po ashtu se mund të ketë edhe rinumërim të përgjithshëm të votave, pasi ka ankesa nga paritë politike dhe kandidatët për deputet.

Ndryshe sot Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4,639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img