-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Britaniku 82-vjeçar i blen dhuratë gruas autobusin ku ata u njohën (Foto)

Ish-piloti Ken Morgan u njoh me gruan e tij Shirley e cila punonte konduktore në një autobus të rrugës Gloucester dhe Cardiff në vitin 1956.
Tani, Morgan, 82-vjeçar, pagoi 12 mijë paund për të blerë autobusin bardhë-e-kuq, të cilin e mbanin si koleksion në një muze autobusësh.
Ai tha se “autobusi i çonte pas në kohë, në ditët kur u takuan për herë të parë”.

Morgan, në atë kohë 22 vjeç, e takoi bashkëshorten e tij, 18 vjeç në udhëtimin 97 km me autobus, përpara se ta ftonte atë në takim.
Ai la forcat ajrore për t’u stërvitur si shofer autobusi dhe për të punuar pranë saj.
“Të punoja në një autobus me Shirley-n ishin momentet më të bukura të jetës sime”, tha Morgan.
“Kaluam kohë të bukura atëherë. E adhuroj Shilrey edhe sot si ditën e parë”, tha ai.

bus1
bus2
bus3
bus4
bus5

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img