1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takoi Yagcilar, e njoftoi me prioritetet e qeverisë së re

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti priti sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Mahir Yağcılar, me të cilin bisedoi për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë me theks të veçantë për reformat e brendshme që duhen bërë në administratën publike.
Kurti e njoftoi Yagcilar me prioritetet e qeverisë së re, për bashkëpunim dhe shtet-ndërtim demokratik që siguron si punësimin e drejtësinë ashtu edhe mirëqenien e integrimin për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Me Yağcılar folëm edhe për rolin e komunitetit turk në Kosovë dhe përfaqësimin e këtij komuniteti. Kryetari Kurti theksoi se zhvillimi ekonomik që krijon vende pune është çelës për përparimin si të individëve ashtu edhe të komuniteteve që jetojnë në Republikën tonë. Në fund të këtij takimi, shprehëm gatishmërinë për ta vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img