Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se koalicioni Nisma-AKR ka kaluar pragun dhe ka arrit që të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka thënë ai në një konferencë për media, duke shtuar se nga totali i votave të rregullta dhe të vlefshme, koalicioni ka arritur shifrën prej 5.017 për-qind.
“Nisma ka arritur të grumbullojë rreth 42 mijë vota në tërësi. Rëndësia e veçantë e këtyre rezultateve është se nga procesi i rinumërimit, Nisma ka marrë 5.5 për-qind”
“Në total nga votat e rregullta dhe të vlefshme koalicioni ynë ka arrit të bëhet pjesë e Kuvendit duke arritur shifrën prej 5.017 për-qind të votave”.
“Në vendin tonë janë lejuar të hyjnë në mënyrë ilegale zarfe për t’u numëruar pa asnjë raport paraprak të prokurorisë dhe pa një vendim të KQZ-së.
“Vazhdojmë të insistojmë që këto vota që janë mbushur në mënyrë kriminale, insistojmë se këto vota në asnjë mënyrë të mos trajtohen nga KQZ-ja. Ju e dini se ne kemi ushtruar një kërkesë në PZAP për këtë çështje”