1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimi i Enver Hasanit: Ka zvarritje të procesit, certifikimi i zgjedhjeve mund të zgjasë me muaj të tërë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se ka përpjekje për të zvarrit procesin e certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Gjithë këto vonesa, sipas tij, janë të qëllimshme për arsye politike që priten këtë proces ta stërgjatin me muaj të tërë.

Hasani në një intervistë për KosovaPress, thotë se në bazë të dinamikës, zgjedhjet do të duheshin të përmbylleshin me datën 25 tetor.

Ndërkaq sa i përket kontestimeve për mos numërimin e votave të ardhura nga Serbia, Hasani pohon se janë politike, për arsye se me numrin e tyre rritet trupi zgjedhor dhe Nismës i rritet pragu.

“Ajo çka është e çuditshme është që procedurat po shihen qartë që ka një zvarritje më të madhe se gjitha herët tjera, kjo është për t’u shqetësuar se mund të prodhojë kontestime, probleme. Procedurialisht janë çështje ligjore që duhet parë nga afër afatet. Por instanca e fundit për certifikim është Gjykata Kushtuese – pa u kryer edhe atje procedurat, nuk mund të bëhet certifikimi. Besoj që dinamika ka qenë me u mbyllë me datën 25 të këtij muaji. Por unë kam frikë që kjo punë do të zgjatë. Ende nuk kanë filluar procedurat e një kontestimi formal që mund të marrin muaj të tërë – ai kontestim shihet qartë se është politik, sepse me të rritet trupi zgjedhor. Për pasojë, dikujt i rritet pragu, dikujt i rregullohet ose i ruhen mandatet. Kjo çështje është e pastër politike”, thotë Hasani.

Hasani pohon se përfshirja e Listës Serbe në qeverinë e ardhshme është detyrim kushtetues dhe sipas tij pa pëlqimin e kësaj partie është problem me u imponu ministra.

Për numrin e ministrive të qeverisë së ardhshme, Hasani thotë se numri 12 është i arsyeshëm, teksa theksoi nevojën që të bëhet një analizë e mirëfilltë se cilat ministri duhet të shuar dhe rintegruar.

Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese po ashtu shprehu besimin e tij se qeveria e ardhshme do të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. /kp/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img