Pas një mungese të gjatë në aspektin e prurjeve të reja muzikore, këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Poloska, është rikthyer me projekt të ri muzikor.
Së fundmi, ajo ka publikuar këngën e saj më të re me titull “S’ishte fat”.
Kënga është e zhanrit baladë, tipike e stilit të Leonorës, dhe i dedikohet dashurisë së humbur.
Muzika është punuar nga bashkëshorti i saj, kompozitori i njohur Andin Randrobrava, gjersa vargjet e tekstit janë shkruar nga Arsim Bunjaku.
Kënga është plotësuar edhe me video, në të cilën këngëtarja e vjen e thjeshtë dhe me një interpretim të veçantë.
Regjia e klipit i është besuar regjisorit të njohur, Ilir Ahmeti.