7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vjosa Osmani pritet në Shtëpinë e Bardhë, flet për sfidat që e presin Kosovën

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në SHBA, ku sot është pritur nga zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është pritur në një takim nga John Erath – drejtor për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z.John Erath, Drejtor për Evropë. Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka shkuar në vizitë në shtetin më të fuqishëm në botë si anëtare e Bordit të Rrjetit Parlamentar dhe anëtare e Këshillit Drejtues të ‘Young MP Initiative’ të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img