7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

MDIS-i përmbyll ekskursionet për këtë vit me nxënësit nga Gjermania

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka përmbyllur për vitin 2019 programin e ekskursioneve mësimore-njohëse me fëmijë nga diaspora shqiptare.

Nxënës, mësimdhënës dhe prindër shqiptarë nga Gjermania ishin të fundit që u bënë pjesë e ekskursionit që organizon MDIS-i përgjatë gjithë vitit, me qëllim të forcimit të lidhjes së diasporës me vendlindjen.

Grupin e nxënësve-mësimdhënësve dhe prindërve nga Gjermania sot i priti në takim sekretari i përgjithshëm i MDIS-it, Ragip Zejnullahu, bashkë me përfaqësues të tjerë të ministrisë.

Z. Zejnullahu u ka uruar mirëseardhje në emër të ministrit të Diasporës, z. Dardan Gashi.

“Për MDIS-in është privilegj dhe nder që gjeneratat e reja të diasporës shqiptare t’i lidhë me atdheun e tyre përmes ekskursioneve të tilla”, tha ndër të tjera z.Zejnullahu.

Në anën tjetër, mësuesit nga ky grup kanë shprehur mirënjohje të veçantë për Ministrinë e Diasporës, e cila i mbështet vazhdimisht, sidomos për organizimin e ekskursioneve mësimore, për t’u njohur nga afër me kulturën dhe historinë e Kosovës.

MDIS-i, gjatë gjithë vitit, ka organizuar ekskursione të tilla me karakter edukues dhe mësimor për fëmijët nga diaspora.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img