Marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së: Këto ministri do të ‘shkrihen’

73
Advertisement

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë kanë bërë një marrëveshje në parim, për t’i hapur mundësi bashkëpunimit për formimin e qeverisë së re.

Advertisement

Njëra ndër pikat, ku ata janë pajtuar mes vete, është reduktimi i numrit të ministrive.

Burime të Gazetës Blic, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëjnë me dije që deri më tani, ata janë pajtuar që 7 ministri të shkrihen në vetëm tri sosh.

Sipas këtyre burimeve, Ministria e Diasporës dhe ajo e Integrimeve Evropiane, do të shkrihen në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Po ashtu, një dakordim mes LVV-së dhe LDK-së, është bërë që të bashkohen në një ministri të vetme, Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Administratës Publike.

Kurse, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, pritet të bëhet bashkë me atë të Tregtisë dhe Industrisë.

Deri më tani, këto janë ministritë ku të dyja partitë janë pajtuar që të bëhen së bashku, teksa ditëve në vijim pritet të shikohet edhe rritje e reduktimit të numrit të tyre.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është zotuar se me shumë gjasë, qeveria e re, do t’i ketë vetëm 12 ministri, nga 21 sa i kishte qeveria e kaluar.

Sipas Kurtit, kjo gjë do të zvogëlonte edhe shpenzimet e buxhetit të shtetit.

Një pajtim për këtë gjë e kanë dhënë edhe zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ani pse ende nuk janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë kanë filluar punën për të arritur një koalicion qeverisës.

Por, negociatat mes tyre janë ndërprerë deri në vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, e cila pritet që shumë shpejt të dalë me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën një javë më parë.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur e para në zgjedhje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kurse, në vendin e tretë ka dalur Partia Demokratike e Kadri Veselit, e pasuar nga koalicioni mes AAK-së dhe PSD-së.

PostAdssFotoja e reklamës