ekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka ritheksuar se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojnë urgjentisht
Advertisement
Stoltenberg ka thënë të hënën në Londër kur është pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi ka për bisedimet Kosovë-Serbi, ai është përgjigjur se NATO mbështet vazhdimin e dialogut mes dy vendeve.
Pala kosovare dhe ajo serbe duhet urgjentisht që t’i kthehen dialogut dhe të flasin për arritjen e një marrëveshje po thotë Stoltenberg.
Po ashtu ai ka thënë se bashkëpunimi i NATO-s me Serbinë është i mirë dhe e ka vlerësuar këtë vend si partner të besueshëm.
Këtë deklaratë të shefit të Aleancës Veri-Atlantike e transmetoi Dragan Shormaz, kreu i delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Londër..
PostAdss