-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Veseli ngushëllon për vdekjen e hoxhës nga Drenica që ndihmoi UÇK-në nga viti 1993

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar sot për vdekjen e Hoxhë Avdyl Krasniqit, i cili para dhe gjatë luftës, si imam i Xhamisë në Brojë ka ndihmuar dhe i është bashkuar UÇK-së.

“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e Hoxhë Avdyl Krasniqit, luftëtar dhe burrë i fortë nga Vojniku i Skenderajt. Imami i Xhamisë së Burojës ishte një trim i rrallë. Ishte bashkuar që nga viti 1993 në organizimin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vepra dhe virtytet e tij do të jenë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime familjes dhe lavdi e përhershme jetës e veprës së Avdyl Krasniqit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img