KOSOVA PJESË E NISMËS RAJONALE PËR OFRIMIN E TRAJNIMEVE TË SPECIALIZUAR NË FUSHËN E NAVIGIMIT AJROR

217
Advertisement

Dje, më datë 10.10.2019 një delegacion nga ASHNA mori pjesë në takimin e thirrur nga organizatat simotra nga Bullgaria e Rumania, përkatësisht nga Bulatsa e Romatsa. Takimi u zhvillua në selinë e Bulatsa, në Sofje, Bullgari. Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutohej nisma për bashkëpunimin në fushën e ofrimit të trajnimeve të specializuara nga Ofruesit e Shërbimeve të Navigacionit Ajror në rajon.
ASHNA mbetet e përkushtuar që të japë kontributin e vet në drejtim të rritjes së bashkëpunimit me organizatat simotra në rajon dhe Evropë.

Advertisement
PostAdssFotoja e reklamës