Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar Salih Tahirin, vëllain e kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Advertisement
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Sot, më 07.10.2019, Njësia e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Mitrovicës ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit’. Me aktvendim të prokurorit që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hoxha për Telegrafin.
Një veprim i tillë i Policisë së Kosovës vjen pas publikimit të një videoje nga mediat në Kosovë ku thuhet se shihej Salih Tahiri, duke disktuar për marrje ryshfeti. /Telegrafi/
PostAdss