Advertisement
Grenell është ambasador i SHBA-ve në Gjermani, i cili u emëruar nga presidenti Trump dhe tani pritet t’i qoj përpara përpjekjet e vendit të tij në arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që mund edhe të rezultojë me njohje të Kosovës nga ana e Serbisë, transmeton Telegrafi.
Ai pritet të vazhdojë të ushtrojë detyrën e ambasadorit amerikan në Berlin dhe njëkohësisht të angazhohet si i dërguari i administratës së presidentit Trump, duke ndihmuar kështu në arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.
Por, kush është Richard Grenell që jeton në Berlin në një lokacion jo larg portës së Brandenburgut? Ai përfaqëson politikat e SHBA-ve në Gjermani, vend ky që ishte ndihmuar nga amerikanët të çlirohet gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kujtojmë që në shtator të vitit 2017, presidenti Trump e nominoi Richard “Ric” Grenell, ish-diplomat në administratën e presidentit George Bush.
Gjatë kohës së administratës së Bushit, Grenell ishte drejtori i ekipit të Komunikimit dhe Diplomacisë Publike, të katër ambasadorëve të ndryshëm amerikanë në Kombet e Bashkuara.
Gjatë asaj kohe ishin diskutuar temat si luftërat në Irak dhe Afganistan, çështja e Iranit si dhe programi bërthamor i Koresë së Veriut, që më pas pasoi edhe me përfshirjen e çështjes së Sirisë.
Gjithashtu Grenell ka shërbyer si këshilltar politik dhe zëdhënës për media i politikanëve të ndryshëm Republikan, përfshirë John McCain gjatë fushatës presidenciale gjatë vitit 2000.
PostAdss