U mbajt në Zvicër shfaqja “ Cili është Idioti”

79
Advertisement

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Studio ‘’Aktrimi’’ në Zvicër, me dt. 28.09.2019 në Winterthur, mbajti aktivitetin shfaqje tetrale- Komedi, ‘’Cili është idioti’’.
Drejtoresha e Departamentit të Qendrave Kulturore nga MDIS-i, Shyhrete Kastrati përshëndeti të pranishmit në emër të MDIS-it.
Kastrati ka thënë se “tërësia e njohurive dhe arritjeve zhvillimore të një populli përmblidhen me emrin kulturë, një ndër krijimtaritë shumë të rëndësishme të kulturës, është arta përmes të cilit manifestohet realiteti që na rrethon me ndjenjat shpirtërore duke krijuar harmoni të përsosur që provokon emocionet tona”
Pjesëmarrja e bashkatdhetarëve ishte gjithëpërfshirëse, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e shoqatave shqiptare Dardania, Ansambli Vatra, Trojet, Shoqata Sharri nga Romanshorm, Lapshi nga Thurgau, përfaqësues të bizneseve, shkrimtarët Gani Bytyqi e Isuf Sherifi, piktori Arsim Berisha e shumë pjesëtar të diasporës që veprojnë në këtë rrethinë.
Të pranishmit u argëtuan edhe me këngët e bukura të muzikës së lehtë shqipe, në përformancë të këngëtarit Bexhet Sallahu.
Shfaqja kishte autore – Muza Pavlova, përgjegjës artistik – Fikrim Morina, dhe muzika – Flutur Bytyqi.

Advertisement

PostAdssFotoja e reklamës