18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

City fiton edhe ndeshjen e pestë me goleadë (Video)

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Bournemouthit.  
Futbollistët e Pep Guardiolas kanë treguar edhe njëherë forcën e tyre në Ligën Premier, pasi kanë mposhtur 4-0 mysafirët e Bournemouthit, duke shënuar pesë fitore në po kaq ndeshje në kampionatin anglez.
‘Qytetarët’ filluan serinë e golave në minutën e 15-të me mesfushorin belg, Kevin de Bruyne, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit.

de bruyne

Dhjetë minuta më vonë ishte sulmuesi nigerian, Kelechi Iheanacho, i cili gjeti rrugën e rrjetës pas asistimit të Raheem Sterling.

iheanacho

Me epërsinë prej dy golave dhe me dominim të plot të Cityt u mbyll pjesa e parë e takimit.

Edhe pjesa e dytë nisi me sulmet e pa-rreshtuara të djelmoshave të Pep Guardiolas, të cilët shënuan golin e tretë pas vetëm tre minutave.

sterling

Kësaj radhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi gol nga afërsia, pas asistimit të Iheanachos, i cili si duket ia kthej borxhin.
City shënoi edhe njëherë në minutën e 66-të me mesfushorin gjerman, Ilkay Gundogan, i cili u asistua nga De Bruyne për të shënuar golin e parë për Manchester Cityn në gjitha garat.

cityy

Deri në fund kishte edhe disa gjysmë raste nga të dyja palët, por ajo që vlen të cekët është vetëm kartoni i kuq i marrë nga sulmuesi spanjoll, Nolito, në minutën e 86-të.

nolito

Pas kësaj fitore, Manchester City prinë i vetëm në tabelë me 15 pikë, nga pesë ndeshje të luajtura në Ligën Premier. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img