-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Me projektin tonë Bashkë për Shtetin fiton Kosova dhe qytetarët e saj!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që është edhe kandidat për kryeministër, ka thënë se qytetarët mblidhen në tubimet e Nismës me dëshirë, e jo pse dikush i detyron. Ndërkohë sipas tij, në partitë e tjera njerëzit mblidhen edhe pa vullnetin e tyre. Para qytetarëve të Shtimes, Limaj tha se derisa të tjerët flasin për përçarje, Nisma paraqet projektin “Bashkë për shtetin”, i cili i afron dhe bashkon njerëzit.

Limaj tha se projekti “Bashkë për shtetin”, nënkupton shtet më të fortë e më tësigurtë, për policinë, ushtrinë e administratën.

Fatmir Limaj tha se janë të përqendruar në projektine tyre, ndërkohë që të tjerët flasin për sharje e mashtrime.

“Ne kemi dalur këtu me këtë projekt derisa të tjerët flasin për përçarje, sharje e mashtrime, ky është dallimi ynë. Projekti dhe vizioni ynëbashkë për shtetin nuk ka alternativë, projekti dhe vizioni ynë bashkë për shtetin është e vetmja alternativë për të ndërtuar këtë vend. Djem dhe vajza nuk ka asgjë më mirë se me u ndje krenar kur rreshtimi yt është i drejtë në kohën e duhur”, tha Limaj.

Në shtime, Limaj ka përmendur tubimin në Prishtinë, për të cilën tha se po flasin të gjithë, meqë ka pasur numër të madh të qytetarëve dhe të gjithë janë parë që buzëqeshur.

“Ne nuk mbledhim njerëz me mashtrime e premtime të parealizueshme dhe ne nuk e shfrytëzojmë kohën në takimet tona për të sharë të tjerët. Ne tentojmë të nxjerrimmë të mirën prej njerëzve tanë dhe ne tanimë jemi bërë armatë në cep ‘cep të Kosovës e cila është rreshtuar e bashkuar dhe më nuk pranon ndarje të Kosovës. Edhe diçka u kish bërë përshtypje atje në Prishtinë, hajde thonin që kemi qenë shumë(në tubim) por edhe krejt duke qeshë, e këto tjerat i kishin pru nëpër salla sikur me pas shku me ndonjë të pame, krejt kryet teposhtë. Edhe këtu ka mesazh, edhe kjo ka mesazh, unë e di që këtu vinë edhe partitë e tjera mbushen sallat, por me ardh me i pa ata mësuesit që i binë me zor këtu përnime rrinë kryet teposhtë. Ju e dini edhe unë e di, që Naimi këtu u thotë mësuesve krejt rresht duhet me qenë, edheadministrata, e ata nuk kanë qare pa ardhë. Ky është dallimi jonë me ta, sepse ne kemi dashtë me ardh, kemi ardh për qejf”, tha Limaj.

E sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi tha se Fatmir Limaj meriton t’i dorëzohet qeverisja e ardhshme, meqë i njëjti është dëshmuar me vepra të tij në të kaluarën.

“Nuk ka të ardhme tësigurtë me njerëz të cilët asnjëherë në historinë e tyre qoftë personale, qoftë familjare, qoftë të partisë së tyre nuk kanë dëshmuar se janë të gatshëm të sakrifikojnë për vendin. E ardhmja gjithmonë duhet t’u dorëzohet në dorë për të udhëhequr atyre që janë dëshmuar në të kaluarën. Mjafton t’i hidhet një sy të kaluarës së Fatmir Limajt që me sy mbyllë të ia dorëzosh besimin për tëardhmen”, tha ai.

Ai tha se kushdo që ka vepra të dëshmuara në të kaluarën ka arsye t’i besohet që e ardhmja të jetë e ndritur.

FehmiHysenaj, kryetar i Nismës në Shtime dhe kandidat për deputet tha se kandidatët për deputet nga kjo komunë janë të dëshmuar dhe do të angazhohen pa ndalë në kryerjen e punëve që i pranojnë.

“Nisma edhe me atë hisen e vogël në qeverinë e Kosovës ka bërë investime të mëdha edhe në komunën eShtimës dhe këtë përkrahje e kanë merituar qytetarët e Shtimes sepse kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës. I nderuar kryetar Limaj me të drejtë presim qëShtimja të jetë e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës dhe qeverinë e ardhshme sepse për këtë janëgarancë këta aktivistë tëpalodhshëm që nuk po ndalen asnjë moment duke shpalosur vizionin dhe prioritetet socialdemokratëve të mirëfilltë. Kryetar Limaj, Nisma në Shtime i ka kandidatët e dëshmuar”, tha ai.

Në Shtime, Fatmir Limaj ftoi për respektim të rregullave të KQZ-së dhe të ligjit për zgjedhje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img