Veseli: Edhe Obiliqi po i bashkohet fitores së PDK-së

49
Advertisement

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim elektoral edhe me qytetarët e Obiliqit.

Advertisement

Ai ka thënë se “edhe Obiliqi po i bashkohet fitores së Partisë Demokratike të Kosovës. Qytetarët e kësaj komune janë një hap para drejt fitores së 6 tetorit, kësaj dite historike për Obiliqin dhe Kosovën”.

“Ne mund t’ia kthejmë shpresën rinisë sonë, ashtu siç me aleatët ia sollëm shpresën popullit tonë, 20 vjet më parë. Por, ne fillimisht duhet ta ndihmojmë veten, që të mund të na ndihmojnë edhe aleatët tanë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“Para së gjithash, Kosova duhet ta bëjë një zgjedhje: një luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Dhe, jemi vetëm ne që do ta bëjmë këtë. Jemi vetëm ne që duam ta bëjmë”, është shprehur ai.

“Si kryeministër i ardhshëm do t’i ndryshoj prioritetet e Qeverisë për t’iu ofruar më shumë mundësi të rinjve tanë, që të ndërtojnë një të ardhme më të mirë në vendin tonë”, ka thënë Veseli.

PostAdssFotoja e reklamës