Kandidatja për deputet e PDK-së me numrin 30, Ariana Musliu-Shoshi ka ftuar qytetarët e Kosovës t’i bashkohen kauzës së kandidatit për kryeministër, Kadri Veseli për një Kosovë pa korrupsion dhe pa nepotizëm.
Ajo po ashtu tha se fryma e fitorës së PDK-së është gjithandej Kosovës.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të saj:
Pritje madhështore kudo, entuziazëm kudo, frymë e fitores së madhe të Partisë Demokratike të Kosovës gjithandej!
Qytetarë të dashur, ejani ta ndërtojmë bashkë të ardhmen tonë.
Bashkohuni kauzës së Kryeministrit në ardhje, z. Kadri Veseli, kauzë për një Kosovë pa korrupsion, pa nepotizëm, për një Kosovë me perspektivë të sigurt për rininë tonë.
Ta ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin.