Gashi tha se ka qenë një zotim për qytetarët dhe sportistët e Dragashit që t’i bëjmë me infrastrukturë moderne dhe u shpreh i lumtur që po jetësohet një projekt kapital.
Gashi: Palestra është një prej objekteve më moderne
“Sigurisht që projektin të cilin po e fillojmë sot, është një prej objekteve më moderne që po ndërtojmë së fundmi në krejt Republikën e Kosovës. Ka një kosto prej 1.6 milionë euro dhe është zotim i yni. Kemi mjete financiare të planifikuara deri në përfundimin e këtij projekti. Bashkë më kryetarin e komunës do të jemi të fokusuar që këtë projekt ta përfundojmë sa më parë, në mënyrë që sportistëve dhe qytetarëve të Dragashit t’ia japim mundësinë për të zhvilluar aktivitetet e ndryshme që mund t’i absorboj ky objekt përkatësisht palestra sportive e Dragashit”, deklaroi Gashi.
Ndërsa, kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, duke falënderuar ministrin Gashi për realizimin e këtij projekti, tha se kjo komunë ka pasur nevojë për realizimin e këtij projekti sportiv për të rinj.
Shabani: Palestra një projekt me rëndësi të veçantë
“Palestra e Dragashi është një projekt kapital, me një rëndësi të veçantë. Ne shpresojmë dhe besojmë se kjo do të ndikoj drejtpërdrejt për zhvillimin e aktiviteteve kulturore sportive. Komuna e Dragashit, ka pasur nevojë për një projekt të tillë, kështu që ne sot po e bëjmë realitet vazhdimin e punimeve në këtë projekt kapital”, deklaroi Shabani.
Shabani shtoi se ky projekt është vazhdimësi e projekteve kapitale që po implementohen në komunën e Dragashit, për të ardhmen më të mirë për sportistët.