2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Fillojn punimet në rrugën qe lidh fshatin Rezallë me fshatin Rezallë e re

Sot është bërë fillimi i punimeve në rrugën qe lidhë fshatin rezallë me fshatin Rezallë e re, ne fillmin e punimeve ka marrë pjesë kryetari i Komunës se Skenderajt z. Bekim Jashari së bashku me komunitetin e fshatit Rezallë.

Projekti është i gjatë rreth 3 kilometra, ky projekt financohet 100% nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas banorëve te fshatit Rezallë theksojn qe kjo rrugë është një rendësie te veçant për lidhjen e dy fshatrave por edhe i rendësisë historike pasi qe kjo rrugë kalon edhe te vendi ku ka ra heroikisht Komandanti Malush Ahmeti nga fshati Rezallë dhe do te jetë lehtësirë për vizitorët qe ta vizitojnë vendin e rënies së tij më 15.05.1999 gjatë betejës me forcat serbe.

Postimi i kryetarit Jashari në Facebook:

“Bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, Gjerneralin Ilaz Dërguti, asambleistin Sami Aruçi, drejtoreshën e Urbanizmit Sanie Ahmeti dhe inxhinierë, morëm pjesë në fillimin e rrugës Rezallë – Rezallë e re.

Banorët e fshatit Rezallë dhe Rezallë e re, më nuk do t’a kenë shqetësimin e rrugës që lidhë këto dy fshatra me gjatësi rreth 3km, sepse sot filluan punimet në këtë rrugë e cila sipas projektit dy vjeçar do të asfaltohet. Urime të gjithë banorëve të kësaj pjese për këtë rrugë.

Jemi duke punuar gjithandej dhe do të vazhdojmë të punojmë për Skenderajn tonë!”

Image may contain: 5 people, people standing, suit and outdoorImage may contain: 1 person, standing, sky, child, outdoor and nature

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img