Avancimi i aparaturave dhe metodave mjekësore në shëndetësi po ec me hapa të mëdhenj. Tani, edhe Kosova ka nisur të zë hapin me këto shërbime, tha sot ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, me rastin e përurimit të 5 laparaskopëve të rinj në vlerë 350 mijë euro, të blerë për nevoja të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Ismaili tha se e gjitha kjo po bëhet e mundur falë luftës kundër korrupsionit dhe ri-orientimit të fondeve, thuhet në njoftimin për media.
Ismaili përuroi pajisjet e reja të laparaskopisë në SHSKUK
Advertisement