Enver Sekiraqa është dënuar me shumë burgim vrasjen e ish-policit Triumf Riza.
Ai, të hënën, është dënuar me 30 vjet burgim për shtytje të vrasjes së ish-policit të ndjerë
Ai akuzohej për nxitje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, pasi po pretendohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, për të cilën vrasje ai ishte dënuar me 37 vite burgim, mirëpo rasti ndaj tij ishte kthyer në rigjykim.
Në këtë dënim, atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 30 janarit të vitit 2014, ku edhe i është vazhduar kjo masë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Aktgjykimi në fjalë është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti, sipas të cilit pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil. Ndryshe, në fjalën përfundimtare të mbajtur më 4 shtator 2019, prokurori Haki Gecaj kishte kërkuar dënim shembullor për Sekiraqën, me qellim që sipas tij, të tjerët të kenë më të vështirë dhe të mendojnë para se të kryejnë vepra penale si Sekiraqa.