Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vjet burg për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm.
Advertisement
Vendimi i prokurorëve është dhënë pak minuta më parë.
Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar më parë kërkesën e ish-ministrit për gjykim të shkurtuar.
Pas kësaj seance, pritet të ketë edhe dy seanca të tjera: një për avokatët që bëjnë mbrojtjen dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin, duke eliminuar kështu debatin gjyqësor.
PostAdss