Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu ka dorëzuar veturën e tij zyrtare.
Ai përmes rrjetit social facebook ka shkruar:
“Tani jam kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, dhe fushatën elektorale si zakonisht e bëjë me veturën time private. Është në traditën time familjare, dhe në karakterin tim, që mos të keqpërdor të mirën publike. Inkurajojë të gjithë zyrtarët qeveritarë, ta bëjnë një gjë të tillë. Rexha 43”, ka shkruar ai në Facebook.