Advertisement
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Ariu është shfaqur sërish. Kemi dalë në vend të ngjarjes, policia dhe zyrtarë nga ministria. Ai ka mbytur 14 krerë dhi, në disa vende. Është shfaqur më datë 5 shtator”, ka konfirmuar Osmanollaj.
Theksojmë se ariu i Prizrenit në total ka mbytur 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe ka dëmtuar pesë koshere me bletë.
Banorët e fshatit Pousko dhe për rreth kishin kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, pasi që ata ndiheshin të rrezikuar nga ky ari.
PostAdss