4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Një familjeje nga Fushë-Kosova i vjen një “mysafir i paftuar”, që në mëngjes (Foto)

Fetah Sogojeva nga Fushë Kosova, mëngjesin e sotëm e kishte më ndryshe se zakonisht. Teksa doli në oborrin e shtëpisë së tij për të kullotur viçin, pa diçka të pazakontë. Bëhet fjalë për një vizitorë të papritur për të, një kaproll.
Dhe ajo që e ka befasuar atë, është se si kjo gjë e pazakontë ka mundur të futej në oborrin e tij.
Sogojeva, siç ka rrëfyer për Telegrafin, këtë kaproll ai as nuk e kishte parë më herët. Gjithsesi siç ka thënë ai, e kishte lajmëruar policinë.

“Në mëngjes zakonisht zgjohem në orën 6:00. E kisha një termin tek mjeku, por kur dola në oborr thash ta lëshoj viçin në kullot. Papritur pash një kaproll i cili u sillte poshtë e përpjetë. E lajmërova policinë”, thotë ai për Telegrafin.
Ai tha se mundësia e vetme që ka mundur të vij është pjesa perëndimore nga malet e Grabovcit dhe Sllatinës, por ka mundur të vij edhe nga ndonjë vend tjetër.
“Më duket është edhe rezervati i tyre në Blinaj, me siguri nga atje ka mundur të vij – por vetëm po supozoj. Sigurisht që edhe qentë e kanë ndjek”, tregoi Sogojeva.
Në këmbën e djathtë të kaprollit shihet një plagë, e sipas tij kjo mund të jetë si pasoj e përpjekjes për të kaluar rrethimin e pronës me tela.

Por gjithsesi sipas tij, e vetmja mënyrë që ka mundur të futej në oborr, është hyrja, pasi që i gjithë oborri është i rrethuar me tela me lartësi 2 metra.
“Shihet që edhe në këmbë është i dëmtuar, me siguri ka tentuar që të kapërcej telin. Dëme nuk paska bërë. Ka mundur që edhe nga ndonjë pronar të ik dhe prandaj edhe unë e lajmërova policinë”, shtoi Sogojeva i cili dukej shumë i qetë teksa e shihte kaprollin i cili lëviztë nëpër oborrin e tij.
Në vendin e ngjarjes ishte policia e Kosovës, e cila ishte duke pritur Agjencinë Ushqimore dhe Veterinarisë, për të kapur dhe dërguar në vendin e tij, kaprollin.
Më vonë, siç ka bërë të ditur vetë Sogojeva, ata kanë ardhur dhe e kanë marrë kaprollin.

k1

k2

k3

k4

k5

k6

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img