2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

96 km/h për 1.72 sekonda, kjo është makina elektrike që theu rekordin botëror të shpejtësisë

Prodhuesi japonez i automjeteve, Aspark, ka vendosur një rekord të ri botëror, duke arritur shpejtësinë 200 km në orë. Por këtu po flasim për një makinë elektrike.

Prova u realizua në fushën e aviacionit në Alvington, në veri të Anglisë, me shpejtësinë që i siguroi prodhuesve një rekord botëror.

Makina në fjalë mund të arrijë shpejtësinë 96 km në orë për 1.72 sekonda. Ajo kërkon vetëm 40 minuta për t’u mbushur tërësisht.

Por për të gjithë ata që mendojnë se kjo do të ishte makina e ëndrrave, nuk është kaq e lehtë sepse çmimi i saj nis nga 2.5 milionë euro dhe deri tani, janë prodhuar vetëm 50 makina të tilla.

Me bazë në Osaka të Japonisë, kompania Aspark, ka punuar për zhvillimin e makinës “Oul Electric” ultra – performance, që prej vitit 2015.

Por nga ajo kohë, kompania është rritur duke pasur sot pjesë të saj, 3500 punëtorë dhe 25 zyra në mbarë botën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img