Arratiset një i burgosur nga QKUK-ja

74
Advertisement

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:30, është arratisur nga Klinika e Ortopedike e QKUK, i paraburgosuri me inicialet A.K, ku ishte duke u trajtuar.

Advertisement

Sipas Shërbimi Korrektues, i njëjti ishte nën masën e paraburgimit për Veprën Penale, Tentim Vrasje.

“Për këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa dy zyrtarë korrektues janë ndaluar. QKUK po ballafaqohet çdoherë me raste të ngjashme , si shkak i mungesës se dhomave të sigurta për trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve në QKUK”, thuhet në komunikatë.

PostAdssFotoja e reklamës