Për shkak të këtij rasti tragjik, Forumi Ballkanit ka anuluar tryezën rajonale që ishte planifikuar për sot.
Aleksander Dedovic ishte një nga panelistët e kësaj tryeze rajonale që pritej të zhvillohej sot me temën “Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Në këtë tryezë rajonale pritej të merrnin pjesë akterë të ndryshëm nga Kosova,Shqipëria, Mali I Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
“Me keqardhje te madhe ju njoftoj qe miku dhe kolegu ynë z. Aleksander Dedovic, Drejtor Ekzekutiv ne OJQ Alfa Centar, Mal te Zi, dhe anëtar i Bordit te Forumit Ballkanik, ndërroi jete sot ne mëngjes ne Prishtine, ku kishte ardhur per te marr pjese ne tryezën rajonale te planifikuar per sot. Stafi i Forumit Ballkanik eshte duke i ofruar te gjithë ndihmën familjes se tij për t’i siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe transportin për ne Niksic” thuhet në komunikatë.