1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Fisnik Ismaili: Në Koshare më urdhëruan të jap intervistë për anglezët, Milaim Zeka nuk më bëri nder që më fotografoi (Video)

Ish-luftëtari i UÇK-së, Fisnik Ismaili, ka rrëfyer detaje interesante nga frontet e luftës në Koshare për emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Ismaili tregon se një moment shumë me rëndësi në Betejën e Koshares ka qenë momenti kur kanë arritur ta rikuperojnë një “centrallë përgjimesh” të serbëve e kapur në kazermën e Koshares.

“Ku ka qenë komanda, shtëpia ka qenë në një lug dhe serbët nuk kanë mundur ta shohin direkt, por në bazë të sinjalit pothuajse çdo ditë e kanë granatuar. Ne nuk na dukej dita interesant nëse nuk dëgjonim që po binin predha. Por meqë shtëpia ishte e ndërtuar nga guri, shpresonim se një predhë nuk e rrëzon. Kishim kujdes kur dilnim jashtë”.

“…Nga ai vend ne operonim. Pas instalimit të antenës me katër metra ne po dëgjonim bisedat e serbëve në 15 kilometër distancë. Ata kishin të koduar frekuencat dhe s’mund t’i ndryshonin. Një komandant thoshte “hajde peshkir” e patëm kuptuar se ata dilnin në kanalin e dytë. Dhe unë kur dëgjoja “hajde peshkir” e ndërroja kanalin në dy dhe dëgjoja bisedat e tyre më lirshëm. Pra ne u mësuam kodet atyre”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-luftëtari i UÇK-së thotë se ka pasur mundësi që mund të kenë pasur edhe pajisje tjera, por një pjesë të madhe të bisedave i kanë dëgjuar.

“E di një rast kur serbët kanë shkelë në mina që vet i kanë vendosur. Në ora tre të mëngjesit ishte plagosur njëri dhe i kishte kapur paniku. U bo shumë e madhe se po të humbnin ata njerëz do të ishte shumë e madhe pasi ata kishin hartat. U bë një kaos i madh në kampin e tyre. Unë mora vesh ku është kaosi dhe ju tregova të gjithëve, që më pas i gjuajtëm dhe i çuam në ajër”, tregon ndër të tjera Fisnik Ismaili.

Deputeti i Partisë Social Demokrate (PSD), Fisnik Ismaili, ka thënë se Milaim Zeka nuk i ka bërë nder atij që e ka nxjerrë në gazetën britanike, derisa po zhvillohej Beteja e Koshares.

Ismaili, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se tendenca për t’a denigruar kontributin në luftë është “veprim shumë i poshtër”.

“Është fakt që kam mbush bateri. Por kjo nuk ishte detyra ime kryesore. Duke njohur nivelin intelektual të dyve [Nasim Haradinaj e Milaim Zeka], e kuptoj që ata nuk e kanë as idenë më të vogël se çfarë kanë qenë detyrat e mia aty”.

Ish-luftëtari i UÇK-së ka thënë se është e vërtetë edhe se Milaim Zeka e ka fotografuar dhe artikulli ka dalë në gazetën angleze “Daily Mail”, por kjo nuk ka qenë diçka pozitive.

“Jam fotografuar pa dëshirën time, pasi askush nuk është lejuar të futet në dhomën ku kam operuar pasi ishte punë konfidenciale…Milaim Zeka ka ardhur aty me një direktivë nga lartë. Atij i kanë lejuar të bëj çka të dëshiron”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Unë është dashur ta lus gazetarin anglez për një orë që të mos e cek se çfarë detyrash bëj. Atij i kish treguar dikush dhe e dinte se çfarë bëja. Në artikull nuk ceket se çfarë bëj unë. Ne e kemi ruajtur faktin se po përgjojmë serbët me jetë. Po të merrnin vesh ne nuk kishim mundur të bënin shumë veprime”.

Ismaili thotë se atij i është rrezikuar edhe familja, pasi po të zbulohej, do t’i rrezikohej familja në Kosovë.

“Unë jam urdhëruar të jap intervistën. Milaim Zeka nuk më ka bërë nder që më ka çitë në gazetën e Anglisë”, tha ndër të tjera Fisnik Ismaili.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img