2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

91-vjeçari vdes në spital pasi kishte pritur 3 ditë për shtrat të lirë

Një pacient 91-vjeçar ndërroi jetë në rajonin Grenoble të Francës, i cili për 3 ditë priti shtrat të lirë në urgjencë.

Duke folur për median “France Bleu”, menaxheri i Emergjencave të spitalit, Marc Blancher tha se kriza e shtretërve po vazhdon prej kohësh. Lidhur me vdekjen e pacientit.

“Çnjerëzore. Ka ditë të tëra që ka situatë katastrofike në spital”, tha Blancher.

Ai theksoi se pacientët nuk pranohen më në disa shërbime si psikiatria dhe geriatria për shkak të krizës që po vazhdon prej kohësh në urgjencë.

Blancher tha se edhe stafi i spitalit “është rraskapitur” përballë vdekjeve, shkruan Anadolu.

Sipas shtypit francez, që nga dhjetori tre persona kanë vdekur në të njëjtin spital teksa prisnin në radhë për shtretër. Trupi i njërit prej pacientëve të vdekur është gjetur në tualetin e spitalit.

Më tej thuhet se pacientët që nuk pranohen me shoqërues për shkak të kufizimeve të vendosura që nga pandemia e COVID-19 dhe që presin vetëm në radhë vdesin nga “indiferenca”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img